Adnan Januzaj po duket në top formë para fillimit të edicionit të ri në La Liga.
Sulmuesi nga Kosova ka filluar prej ditësh fazën përgatitore me skuadrën e tij Real Sociedad.
Klubi bask ka fituar 6-1 në miqësore ndaj Huescas, ku ndër më të mirët në këtë takim ishte Adnan Januzaj.
Istogasi ka shkëlqyer me një gol fantastik dhe një asistim maestral.
Ka qenë faqja zyrtare e Real Sociedadit në Twitter që ka publikuar golin dhe asistimin fantastik të Januzajt ndaj Huescas.
Përkundër se po kalon formë të mirë, e ardhmja e Januzajt ende mbetet në dyshim, pasi lojtari nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me klubin për vazhdimin e kontratës.
Monaco dhe Galatasaray janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.