Klubi anglez Chelsea mund ta shesë Timo Werner.
Sipas ‘Sky Germany’, Chelsea është e gatshme ta shesë Wernerin gjatë afatit kalimtar të verës.
Thuhet se klubi anglez dëshiron ta shesë sulmuesin e tyre në mënyrë që të rritë buxhetin dhe të hidhet në sulm për Erling Haaland.
‘Blutë’, raportohet se kanë kontakuar shumë klube evrope duke iu ofruar atyre mundësinë e blerjes së futbollistit të tyre.
Gjermani kaloi një sezon të vështirë në Angli dhe do të ishte i hapur për një aventurë të re.
25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 52 ndeshjen me skuadrën angleze duke realizuar 12 gola dhe 15 asistime.