Klubi anglez Arsenal duket se nuk llogarit më në Alexandre Lacazette.
Sipas ‘The Mirror’, Arsenal është e gatshme ta shesë Lacazetten gjatë kësaj vere.
‘Topçinjtë’ duket se nuk llogarisin më në sulmuesin e tyre, dhe dëshirojnë ta shesin në mënyrë që të sigurojnë para për të bërë disa trasnferime në merkaton e verës.
Francezi ka kontratë me Gunners deri në qershor të vitit 2022, interesim për të në të kaluarën ka shfaqur skuadra e Atletico Madrid.
30-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 43 paraqitje në të gjitha garat me klubin e tij, duke realizuar 17 gola dhe tre asistime