Sot, drejtori sportiv i vreshtarëve ka arritur marrëveshje me sulmuesin Astrit Berisha i cili edhe më herët ka qenë pjesë e klubit, shkruan Gazeta Olle.
“Astrit Berishes ( Capa ) ia urojme suksese dhe shpresojme qe te arrije te shenoj sa me shume gola”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.
Kujtojmë se Rahoveci në edicionin e ri garon në Ligën e Parë, pasi në sezonin e fundit arriti të promovohej pas një sezoni fantastik në Ligën e Dytë, të cilën e mbyllën si nënkampionë.
Kaltërebardhët në sezonin e ri luajnë në Grupin A.