Barcelona dhe Atletico Madridi janë në negociata për ta konkretizuar shkëmbimin e dyshes Saul Niguez – Antoine Griezmann.
Në lidhje me ecurinë e këtij operacioni ka folur edhe presidenti i Atletico Madridit Cerezo i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë zhvillime të reja së shpejti në këtë drejtim.
“Në botën e futbollit gjithçka është e mundur. Askush nuk e di se çfarë mund prodhojnë këto negociata.”, tha Cerezo.
Rikthimi i Griezmann?
“Nëse kjo ndodh do të ishte një surprizë e ëmbël. Shumë shpejtë do të kuptoni diçka.”, tha ai.