United e Liverpool, në garë për Niguezin

Futboll

United e Liverpool, në garë për Niguezin

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 18:04
Saul Niguez

Mesfushori kualitativ i Atletico Madridit është bërë objektiv i dy klubeve më të mëdha angleze.

Gjithashtu, atë e pëlqen edhe Barcelona

Manchester United dhe Liverpool janë futur në garë për mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Përfaqësuesi spanjoll ka qenë objektiv i “Djajve të Kuq” qe një kohë. Ndërsa tash, përfaqësuesi spanjoll ka rënë në radar edhe të “Reds”. Gjithashtu, spekulohet se 26 vjeçari mund të shkëmbehet me Antoine Griezmann, duke përfunduar në Barcelonë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat