Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, sot e ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i DKRS, Rexhep Mazreku dhe nga kryesia dhe pronari i “FC Malisheva “, Driton Morina.
Nënkryetari Berisha e ka falënderuar për vizitë kreun e FFK-së, Ademin dhe e njoftoi me të arriturat në sport e në veçanti në futboll, ku viteve të fundit edhe janë arritur rezultate të mira. “Ne jemi krenar me suksesin e “FC Malisheva “ por të ekipeve dhe grupmoshave tjera.
Ndërsa kreu i FFK-së, Agim Ademi, tha se i vjen mirë që janë arritur këto rezultate më klubin, duke arritur të bëhen pjesë e super ligës. “FC Malisheva “ me meritë është në super ligë dhe këtë e kanë arritur me punë e angazhim, por me vjen mirë që edhe komuna e ka përkrahur klubin”.
Më pas, të gjithë së bashku e kanë vizituar edhe stadiumin e qytetit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/19/auto_218649196_4823384601021354_4929357859424777684_n1626711288.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/19/auto_219099942_4823384884354659_7957357630358903773_n1626711290.jpg)