Milan-Kessie, vazhdojnë negociatat dhe ka zhvillime…
Në fakt, java që u hap sot është shumë e rëndësishme sa i përket frontit në lidhje me rinovimin e Franck Kessie.
Milani dhe lojtari duhet të bien dakord për pagën fikse dhe shpërblimet.
Milanneës shkruan se kërkesa e agjentit të Kessie (Atangana është ajo prej 6 milion eurosh të garantuara)
Klubi kuqezi, tani për tani, i ka ofruar këto para, por përfshin bonuse.
Palët nuk janë shumë larg, por vazhdohet të negociohet.
Vullneti i Milanit është që të mbajë në skuadër Kessie, ashtu siç dëshirohet edhe të shmanget një situatë e ngjashme me Donnarumma dhe Calhanoglu.
Momentalisht, Kessie ndodhet në Japoni me ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë për Lojërat Olimpike të Tokyos, por që ka kontakte të vazhdueshme me agjentin e tij për të zgjidhur situatën mbase më të vështirë të kësaj vere.
Maldini e ka bërë të qartë vullnetin e klubit: Kessie duhet të qëndrojë dhe diskutimi Calhanoglu nuk vlen për mesfushorin, që është një pikë fikse dhe ndoshta lojtari më vendimtar te kuqezinjtë.