City i ofron kontratë të re Mahrezit

Futboll

City i ofron kontratë të re Mahrezit

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 18:34
Riyad Mahrez

Manchester City pritet t’i ofrojë kontratë të re Riyad Mahrezit.

Kontrata e algjerianit përfundon në vitin 2023 dhe City ka vendosur t’a shpërblejë sulmuesin anësor pas paraqitjeve të mira në sezonin e kaluar.

Mediat britanike raportojnë se “Citizens” së shpejti do të nisin negociatat me përfaqësuesit e lojtarit.

Pep Guardiola i ka treguar klubit se e vlerëson lojtarin dhe ende llogarit në shërbimet e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat