Napoli e vendos në shitje Insignen

Futboll

Napoli e vendos në shitje Insignen

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 18:47
Lorenzo Insigne

Mediat italiane raportojnë se Napoli është i gatshëm ta shesë kapitenin Lorenzo Insigne për 30 milionë euro këtë verë.

Kontrata e 30-vjeçarin skadon në qershor të vitit 2022 dhe sipas Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, Napoli është i gatshëm ta shesë për 20 milionë euro këtë afat kalimtar.

Është raportuar se nënshkrimi i kontratës së re me Napolin nuk do të ndodhë, pasi që Insigne kërkon rritje page. Ai momentalisht paguhet 5 milionë euro në vit dhe Napoli madje duhet të reduktojë pagat për të qenë në rregull me financa.

Insigne iu bashkua Napolit nga Olimpia Sant’Arpino kur ai ishte vetëm 15-vjeçar dhe ka kaluar nëpër akademinë e klubit, duke bërë debutimin në fitoren 2:0 ndaj Livornos në vitin 2010.

30-vjeçari ka qenë i lidhur me Barcelonën dhe Tottenhamin. Ai shënoi dy gola në shtatë paraqitjet me Italinë në Euro 2020. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat