Ferizaj e ka nisur mbarë fazën përgatitore dhe ndeshjet miqësore.
Skuadra e njohur që do të garojë edhe edicionin e ri në Ligën e Parë (Grupi B), ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore.
Kundërshtari i parë në ndeshjet kontrolluese për Ferizaj ka qenë ekipi shqiptar që luan në futbollin gjerman FC Kastrioti Stukenbrock.
Ky takim është përcjell nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve, derisa faqja e Ferizajt e ka cilësuar si të stërmbushur stadiumin.
Ferizaj e ka fituar takimin me rezultat të ngushtë 3:2.
Golat për skuadrën e trajnerit Megzon Visoka i shënuan Ramush Ramadani, Ardian Selimi dhe Lorent Bibaj.