Klubi i Barcelonës synon që në këtë merkato të transferoj mesfushorin holandez të Manchester United, Donny van de Beek.
Sipas gazetarit të njohur spanjoll, Miquel Blazques katalunasit mund ta transferojnë holandezin nëse e shkëmbejnë me mbrojtësin francez, Samuel Umtiti.
Van de Beek ka qenë opsion për t’u transferuar tek Barcelona edhe merkaton e kaluar, por holandezi e zgjodhi Manchester Unitedin.
Katalunasit po duan ta largojnë mbrojtësin francez, Samuel Umtiti për shkak të performancave të dobëta dhe pagës së lartë që ka.