Xherdan Shaqiri pranë rikthimit në Serie A, kjo mund të jetë skuadra e tij e re

Futboll

Xherdan Shaqiri pranë rikthimit në Serie A, kjo mund të jetë skuadra e tij e re

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 22:06
Xherdan Shaqiri

Aventura e Shaqirit te Liverpool është afër fundit.

Sulmuesi shqiptar i cili shkëlqeu në Euro 2020 ka ngjallur interesim të madh te skuadrat e Serie A dhe liga turke.

Mediat nga Italia raportojnë se Lazio është shumë e interesuar për shërbimet e Shaqirit, dhe sipas mediave italiane Lazio ka dërguar edhe ofertë zyrtare në drejtim të Liverpoolit për 12 milionë euro.

Liverpool po kërkon 15 milionë për të liruar Shaqirin, dhe bisedimet priten të hapen së shpejti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat