Revolucioni i Mourinhos te Roma ka filluar me Rui Patricion.
Rui Patricio bëri këtë të hënë, seancën e tij të parë stërvitore me fanellën e Romës.
Portieri portugez u konfirmua përforcim për Romën javën e kaluar, pasi ekipi italian pagoi rreth 11 milion euro për Wolverhampton.
Transferi i ri i Romës pritet të jetë mbrojtësi i majtë, Matias Vina, i cili pritet të prezantohet së shpejti te skuadra e Mourinhos.