Në Lojërat Olimpike të cilat do të zhvillohen në Tokio të Japonisë, është nisur dhe atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ku me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se është nisur grupi i katërt i ekipit Olimpik, e cila sot e ka radhën Luiza Gega për t’u nisur me destinacion Tokion, ndërsa sportistja Manuela Delilaj do të udhëtojë direkt nga Zyrihu, qytet ku jeton dhe stërvitet.
NJOFTIMI I KOKSH –
“Per pak minuta nisen nga Aeroporti i Rinasit grupi i katert i ekipit Olimpik me ne krye atleten Luiza Gega.
Ndersa sportistja Manuela Delilaj do te udhetoje direkt nga Zyrih, Zvicer atje ku jeton dhe stervitet.