Futbollisti nga Kosova Nue Nreca nga Rahoveci arrin marrëveshje me skuadrën e Superligës kroate.
Djaloshi nga Gjakova, i lindur më 25 Qershor 2001, ka arritur marrëveshje me ekipin e Superligës kroate, NK Hrvatski Dragovoljac.
NK Dragovoljac, me seli në Zagreb, beson tek majtaku kosovar, që së fundi djersiti fanellën e Rahovecit, ku edhe ishte një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës e cila u promovua në Ligwn e Parw.
Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se Nreca nesër edhe përfundimisht do ta nënshkruajë kontratën me ekipin.
Ai shpreson që ta shfrytëzojë si trampolinë kalimin në Kroaci, për të kaluar më pastaj tek ndonjë klub edhe më i madh, në një ligë tjetër evropiane, pse jo edhe tek ato më elitaret.