Superiorja mund të shtohet me një emër të njohur në këtë merkato të verës.
Bëhet fjalë për “gjeniun” që ka pasur Kombëtarja ose siç njihet, Migjen Basha. Mesfushori 34-vjeçar ishte prej arkitektëve kryesor në kohën kur De Biazi bëri arritjen e madhe me Shqipërinë.
Pas eksperiencave të shumta në klube, duket se lojtari i njohur për tifozët shqiptarë do ta jap kontributin në Superiore.
Për momentin nuk bëhet ende i ditur emri i klubit, por sipas “Fansat e Futbollit Shqiptar”, Migjen Basha do të firmosi në Shqipëri.
Aktualisht futbollisti është pa kontratë dhe aventura e fundit i përket kohës me Xamax në Zvicër.