Prej disa kohësh, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmani po shijon lidhjen e dashurisë me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano.
Modelja Erjona Sulejmani bëri publike lidhjen me Basciano pak kohë më parë me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar imazhe “të nxehta” në krah tij, teksa pozoi e ulur në prehrin e të dashurit në Milano ndërsa postimin e shoqëroi me emoji zemre.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/20/auto_ERJONA-SULEJMANI-31626779446.jpg)
Duket se modelja po e shijon në maksimum romancën me Basciano, pasi shfaqen shumë të lumtur së bashku.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/20/auto_ERJONA-SULEJMANI-41626779469.jpg)
Kjo është lidhje e parë publike e Erjona Sulejmanit pas ndarjes së saj nga futbollisti Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë.