Hedhja e shortit për sezonin e ardhshëm të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, do të zhvillohet më 26 korrik.
Ky ceremonial duhej të zhvillohet më 21 korrik , por është shtyrë për shkak të çështjeve teknike rreth licencimit të klubeve për sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë se edicioni I ardhshëm është jubilar, I 30-ti me radhë i Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut dhe duhet të nis më 7 dhe 8 gusht.
Edhe këtë sezon si edhe në atë të fundit, do të garojnë 12 ekipe në garat elitare të futbollit vendor.