Enis Bardhi pritet të largohet nga Levante pas katër viteve të kaluara.
Mesfushori shqiptar ka treguar formë të lartë në La Liga, por duket se do të largohet para fundit të kontratës së tij.
Kontrata aktuale e lojtarit me Levanten skadon në verën e vitit 2022, por është një klauzolë që mund t’i rinovohet atij deri më 2024.
Është vet skuadra spanjolle, Levante që e ka nxjerr në shitje mesfushorin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Levante ka nevojë për shitje prej 16 milionë eurove për t’iu shmangur një dënimi nga FFP (Fair Play Financiar).
Klubi spanjoll po shpreson në shitjen e Bardhit nga i cili synon të arkëtoj mbi 12 milionë euro.
Disa klube angleze më parë kishin shprehur interesim për lojtarin, ku ndër to ishin edhe Newcastle United dhe Leeds United.