Në ditët e fundit është raportuar se Barcelona dhe Juventusi janë duke biseduar rreth një shkëmbimi të mundshëm të dyshes Antoine Griezmann – Paulo Dybala.
E ardhmja e të dy lojtarëve nuk është e sigurt në klubet e tyre përkatëse dhe kjo shërbeu për të nxitur spekulime të mundshme mbi një ndryshim të skuadrave nga ana e këtyre dy lojtarëve.
Por, tani është gazetari i njohur Fabrizio Romano ai i cili ka shkruar se këto dy klube nuk janë duke zhvilluar bisedime rreth këtij operacioni.
Madje, sipas Romanos, Juventusi është duke e pritur agjentin e sulmuesit argjentinas për t’i nisur bisedimet rreth një kontrate të re.