Për herë të parë pas themelimit të Ligës së Konferencës gjyqtarët nga Kosova do ta ndajnë drejtësinë në raundin e dytë të kësaj gare.
Është gjyqtari Visar Kastrati, me asistentët Besnik Morina e Imran Kabashi, si dhe gjyqtarin e katërt, Alban Shala, të cilët janë deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, ndërmjet skuadrës bullgare Arda dhe asaj izraelite Hapoel Beer –Sheva.
Kjo ndeshje zhvillohet të enjten, në orën 20:00, në stadiumin “Arda Arena” në Kardjali.
Më herët gjatë këtij muaji UEFA kishte deleguar katërshen e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, Dinamo Zagreb – Valur.