Puna e Paraticit po sjell produktivitet, gati shkëmbimi Lamela – Gil

Futboll

Puna e Paraticit po sjell produktivitet, gati shkëmbimi Lamela – Gil

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 15:30
Eric Lamela dhe Bryan Gil

Tottenham Hotspur është pranë një shkëmbimi me Sevillën.

Skuadra e Tottenham Hotspur është gati të bëjë transferimin e parë në formë shkëmbimi.

Ky shkëmbim thuhet të jetë puna e Drejtorit sportiv të ri të Tottenhamit, Fabio Paratici i cili erdhi nga Juventusi.

Fjala bëhet për Eric Lamelan dhe Bryan Gil i cili do të vijë nga Sevilla.

Në bazë të marrëveshjes, Sevilla do të marrë 25 milionë euro plus Lamela do të firmosë kontratë tre vjeçare.

Gil shihet njëri nga talentët më të mëdhenj në Spanjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat