Griezman te Juventus dhe Dibala te Barcelona! Një hipotezë e bujshme është duke qarkulluar së fundmi. Sipas e përditshmja franceze “L’Equipe”, blaugranasit kanë si synim shkëmbim kokë më kokë me argjentinasin Paulo Dibala.
Fillimisht u raportua për një tentativë që Grizman të rikthehej te Atletiko e Madridit dhe te Barcelona të kalonte Saul Niguez, por negociatat kanë ngecur në orët e fundit, teksa në skenë ka dalë një tjetër hipotezë e bujshme.
Ideja për transferimin e Grizmanit në Itali dhe Dibalës në Spanjë, mund të mirëpritet edhe nga drejtuesit e Juventusit, të cilët deri tani nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët me argjentinasin për rinovimin e kontratës që skadon verën e ardhshme.
Gjithsesi edhe në këtë rast problem mund të bëhet paga e lartë e Griezmnn, i cili nuk ka ndërmend të sakrifikojë asnjë cent nga 18 milionë euroshi dhe për sa kohë që Juve ka në organikë Ronaldon, e ka të pamundur të përballojë edhe një tjetër pagë të tillë stratosferike.