Skuadra nga Klina e cila e siguroi një vend në Superligë nëpërmjet barazhit, ka nënshkruar me sulmuesin Henry Chibueze.
28-vjeçari së fundmi ka qenë në Ligën e Parë ku ka veshur fanellën e Vëllaznimit të Gjakovës.
Nigeriani më parë ka luajtur edhe për Lirinë dhe Trepçën ’89.
Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:
Futbollisti nga Nigeria, Odi Chibueze, edhe zyrtarisht është pjesë e Dukagjinit. Henry është sulmues dhe vjen nga skuadra e Vëllaznimit.
I lindur më 15 nëntor 1992, njëzetetetëvjeçari më parë në futbollin kosovar ishte aktivizuar te klubi i Lirisë dhe te Trepça ‘89, me të cilin klub ishte paraqitur edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Ne Chibuezeit i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit.