Ashtë çështje orësh, por tani nuk ka më dyshime: socios.com do të jetë sponsori i ri kryesor i Interit.
Pas 26 vitesh, Nerazzurri i ka thënë lamtumirë Pirelli, duke u bashkuar me aplikacionin shumëkombësh kushtuar tifozëve dhe bazuar në blockchain, tashmë një partner në Itali i Juventusit dhe Milanit.
Një marrëveshje që do të synojë rreth 20 milion euro në sezon në arkat zikaltër dhe e cila duhet të zyrtarizohet nesër.
Debutimi në fanellat e klubit kampion italian, raporton gazzetta.it, do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, me rastin e ndeshjes kundër Arsenalit, e planifikuar në mesnatë (me kohën europiane, 18:00 në orën lokale në Florida) midis të dielës dhe të hënës.
Çuditërisht, vetëm dje Gunners gjithashtu njoftuan marrëveshjen e sponsorizimit me të njëjtin aplikacion.