Prishtina ka një epërsi të mirë për ndeshjen e kthimit në Conference League.
Kampioni i Kosovës, ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj kampionit të Uellsit t, Connah’s Quay Nomads, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Prishtina shkëlqen me lojë e rezultat në sfidën e parë të rrethit të dytë të Conference League, duke shkatërruar rivalin.
Pjesa e parë me ritëm, në të cilën Prishtina u dëmtua edhe për një penallti.
Në minutën e 28-të, Kryeziu lëndohet dhe në vend të tij futet Oto John.
Tre minuta më vonë (31’), Prishtina kërkon penallti pas rrëzimit të Shabanit brenda 16-shit, por kështu nuk mendon gjyqtari Hamiti.
Në minutën e 41-të, Xhevdet Shabani harkon nga rivënia e këndit dhe Leotrim Bekteshi shënon me kokë për 1:0. Në minutën e 53-të, John me depërtim individual thellon epërsinë në 2:0.
Në minutën e 75-të, Moore ngushton rezultatin në 2:1.
Prishtina kundërpërgjigjet shpejt përmes Endrit Krasniqi, i cili realizon nga 17 metra, një supergol në këndin e epërm të djathtë, për epërsinë 3:1 në minutën e 78-të.
Në fund të takimit (90+5'), John thellon fitoren në 4:1.
Fitore e madhe për Prishtinën, për djelmoshat e kryetrajnerit e Zekirja Ramadanit.
Prishtina – Connah’s Quay Nomads 4:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtar: E. Hamiti (Shqipëria).
Shënues: Bekteshi (41’), John (53’ e 90+5'), Krasniqi (78’) – Moore (75’).
Kartona të verdhë: Hoti, Boshnjaku - Owens, Morris, Insall, Edwards.
Prishtina: Nika, Krasniqi, Bekteshi, Mici, Mankenda, Boshnjaku, Bardhoku (Vangjeli 90+2’), Hoti (Tolaj 74’), Shabani, Kryeziu (John 28’) dhe Krasniqi.
Connah's Quay Nomads: Park, Morris, Curran (Williams 74’), Owens, Disney, Horan, Moore, Edwards, Davies, Insall (Bibby 90+1’) dhe Mullan.