Refuzon transferimin te Bayerni!
Callum Hudson-Odoi ka dëshirë të qëndrojë te Chelsea.
Sipas The Sun, sulmuesi nuk ka ndërmend të transferohet te Bayern Munich si pjesë e një shkëmbimi me Kingsley Coman, por ka ndërmend të vazhdojë rrugën e tij në radhët e Bluve dhe të luftojë për të bindur trajnerin Tuchel që t’i japë një fanellë si titullar.
Hudson-Odoi, datëlindja 2000, ka koleksionuar deri tani 13 gola dhe 16 asuste në 98 ndeshje me skuadrën e parë të Chelsea-t.