Arbëria nga Dobraja e Madhe vazhdon me përforcime për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, me synime që të rikthehen në elitë.
“Nazmi Rrustemi, Behar Seferi dhe Haxhi Gashi i bashkohen ekipit të seniorëve të KF Arbëria.
KF Arbëria ka nënshkruar kontrata afatgjate me tre talentët e dalur nga shkolla e futbollit të Arbërisë.
Nazmi Rrustemi luan në pozitën e qendër mbrojtësit dhe mesfushorit.
Behar Seferi luan në poziten e mesfushorit.
Haxhi Gashi luan në pozitën e qendërmbrojtësit”, njofton KF Arbëria.