Onix vazhdon të përforcohet për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Skuadra e Onix përforcohet me futbollistin Arbnor Gashi.
“Arbnor Gashi është përforcimi ynë, i cili më parë ishte pjesë e Superligës të KF Arbëria.
Marrëveshja është arritur pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Zekë Miranaj ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit z. Mujedin Ferati i cili e konkretizoi marrëveshjen.
Arbnori do ti bashkohet menjëherë ekipit dhe të vazhdojë punën nën urdhrat e trajnerit.
Lajme të tilla pozitive në të mirë të ecjes përpara deri në arritjen e synimeve tona drejt Superligës do të na përcjellin gjatë kësaj periudhe”, njofton KF Onix.