Bekteshi pas triumfit të Prishtinës: Fitore që na lehtëson ndeshjen e kthimit

Futboll

Bekteshi pas triumfit të Prishtinës: Fitore që na lehtëson ndeshjen e kthimit

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 21:28
Bekteshi pas triumfit të Prishtinës: Fitore që na lehtëson ndeshjen e kthimit

Prishtina sot shkëlqeu me lojë e rezultat dhe dëshmoi se është një super ekip. 

Kampioni i Kosovës e gjunjëzoi me rezultat bindës 4:1 kampionin e Uellsit, Connah’s Quay Nomads, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të pare të Conference League në futboll.

"Ndeshje shumë e vështirë të them të drejtën. U pa që futbolli i Uellsit është me duele të forta dhe në ajër, por besoj i dominuam edhe në atë aspekt dhe me meritë e fituam ndeshjen.

Shpresoj me këtë fitore të lartë shumë ia kemi lehtësuar vetës për ndeshjen e kthimit, pra nuk mendoj se ende ka përfunduar gjithçka, kemi edhe 90 minuta tjerë për të kaluar raundin duke mos ia lënë rastit asgjë.

Futbolli e ka këtë, herë shënojmë herë shpëtojmë, ndjenjë e mirë që arrita t'i bëjë të dyja sot", ka thënë Bekteshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat