Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni, nuk ka të ndaluar në garat kualifikuese në Champions League.
Ai pas het-trik-ut kundër Prishtinës, sot e ndihmoi me gol Ferencvaros-in, për të mposhtur me rezultat 2:0 Zalgiris-in nga Lituania, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë kualifikues në Champions.
Uzuni shënoi në minutën e 25-të e Nguen në atë të 39-të.
Uzuni nuk e përcolli fatin që të realizoi edhe golin e dytë, duke dështuar nga penalltia në minutën e 90+2.
Kampioni hungarez shënoi fitore të madhe dhe është afër rrethi tjetër të Championsit/