Celtic si vendas u nda baras (1:1) me skuadrën daneze Midtjylland, në takimin e parë të rrethit të dytë eliminator të Champions League.
Skuadra skoceze u angazhua maksimalisht por assesi që të shënojnë fitore ndaj danezëve.
Futbollisti nga Kosova, Albian Ajeti, reprezentues i Zvicrës, u inkuadrua në fushë në 13 minutat e fundit (77’) për Celti nga Glasgou.
Për Celtic shënoi Abada (39') dhe për mysafirët Evander (66').
Ndeshje me dy kartona të kuq pas dy të verdhëve: Bitton (44') i Celtic dhe Dreyer (56') i Midtjylland. Celtic e pret punë e vështirë në takimin e kthimit.