Nuk e ka në plane Jose Mourinho, Roma huazon sërish sulmuesin holandez

Futboll

Nuk e ka në plane Jose Mourinho, Roma huazon sërish sulmuesin holandez

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 10:28
Jose Mourinho

Tjetër huazim për Justin Kluivert. Sulmuesi holandez ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me Romën.

Sezonin e kaluar u huazua te Leipzig në kampionatin gjerman, teksa ka nisur një tjetër aventurë.

22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligue 1. Roma ka arritur akordin me Nice në lidhje me huazimin e sulmuesit të djathtë.

Klubi francez ka prezantuar Kluivert dhe ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në verën e ardhshme për shumën e 15 milion eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat