Leotrim Bekteshi shënoi golin e parë për Prishtinën dhe shpëtoi skuadrën pa pësuar golin e dytë, duke larguar një top nga vija e portës.
Prishtina fitoi me rezultat 4-1 ndaj CQ Nomads në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
“Ndeshje shumë e vështirë të them të drejtën. U pa që futbolli i Uellsit është me duele të forta dhe në ajër, por besoj i dominuam edhe në atë aspekt dhe me meritë e fituam ndeshjen”.
“Shpresoj me këtë fitore të lartë shumë ia kemi lehtësuar vetës për ndeshjen e kthimit, pra nuk mendoj se ende ka përfunduar gjithçka, kemi edhe 90 minuta tjerë për të kaluar raundin duke mos ia lënë rastit asgjë”.