Paul Pogba vazhdon të jetë një nga futbollistët më të përmendur edhe gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
Është klubi i Paris Saint-Germainit që raportohet se është gati për të paguar 50 milionë euro për Pogban.
Sipas raportimeve nga Franca, PSG për këtë e ka informuar agjentin e lojtarit, Mino Raiolan.
Në anën tjetër, “Daily Mail” shkruan se Manchester United mund ta pranojë ofertën 50 milionëshe, pasi që Pogbas i skadon kontrata më 30 qershorit të vitit të ardhshëm dhe atëherë mund të largohet si lojtar i lirë.
Kësisoj, klubi anglez nuk dëshiron që mesfushori francez të largohet falas.