Bazeli dhe Partizani do të përplasen të enjten në sfidën e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës.
Kjo sfidë do të luhet në “St. Jakob Park”, në stadiumin gjigant të Bazelit. “Demat e Kuq”, kryen ditën e djeshme stërvitjet e fundit në Shqipëri në prag të përballjes së parë, teksa paraditen e sotme u nisën drejt Zvicrës.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq konfirmoi se rezultatet e tamponëve, për fat të mirë kanë dalë të gjithë negative, teksa të kuqtë e Ilir Dajës, janë gati për t’u ndeshur me Bazelin.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Bazeli dhe Partizani do të përplasen të enjten në sfidën e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Kjo sfidë do të luhet në “St. Jakob Park”, në stadiumin gjigant të Bazelit.