​Xhaka pritet t’i bashkohet Romës në kampin stërvitor në Portugali

Futboll

​Xhaka pritet t’i bashkohet Romës në kampin stërvitor në Portugali

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:32
Granit Xhaka

Granit Xhaka pritet të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës së Romës në kampin stërvitor në Portugali javën e ardhshme, raportojnë mediat në Itali pasi mësohet se Roma është e bindur se do ta kompletojë transferimin e mesfushorit brenda këtyre ditëve.

Gjigandët italianë do të marrin pjesë në një kamp stërvitor në Portugalinë jugore dhe, sipas “Sky Italia”, Xhaka do të bashkohet me shokët e tij të rinj së shpejti.

Kushtet personale janë arritur tashmë midis Romës dhe Xhakës, dhe Mourinho është i etur ta ketë atë në kamp sa më shpejtë që është e mundur.

Pretendohet se një marrëveshje midis Arsenalit dhe Romës për Xhakën është pothuajse e përfunduar.

Kjo do t’i jap fund periudhës pesë-vjeçare të Xhakës në Londër, ku ai ka arritur më shumë se 200 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola.

Arsenali së fundmi nënshkroi me Sambi Lokonga, i cili i ka hapur derën Xhakës të largohet nga klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat