Lind një polemikë e re rreth qëndrimeve të José Mourinhos, i akuzuar si seksist nga një gazetare angleze.
Historia i referohet periudhës së tij të fundit te Tottenhami. Trajneri portugez është akuzuar publikisht këtë herë nga gazetarja Beth Fischer.
Sipas asaj që u raportua nga personi në fjalë, trajneri aktual i Romës ka shfaqur një qëndrim të hapur seksist.
Dy burime të ndryshme i kishin thënë asaj që “Special One” nuk dëshironte në asnjë mënyrë që skuadrave e femrave të Tottenhamit të stërvitej afër ekipit që drejtonte Mourinho.
“Ai donte që ata të stërviteshin në një fushë sa më të largët, nuk donte t’i dëgjonte ato”, sigurojnë burimet e Beth Fischer. “Special One” ishte trajner i skuadrës londineze mes viteve 2019 dhe 2021.