Derbi më i madh botëror, El Clasico, ka ardhur në versionin e veteranëve dhe ka sjellë spektakël nga disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit përgjatë historisë.
Los Blancos u prezantuan me ikona, si Roberto Carlos, Luis Figo e Alfonso Perez, teksa te katalanasit luajtën Rivaldo, Javier Saviola, Deco e Ronaldinho.
Reali e fitoi me rezultat 3-2 këtë sfidë duke bërë një rikthim, pasi katalanasit kishin krijuar të parët epërsi.
Ronaldinho dëshmoi se akoma nuk i ka humbur cilësitë, ndërsa ishte pikërisht braziliani që e zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë.
Reali e barazoi rezultatin me golin e Pedro Munitis, i cili më pas asistoi te Alfonso Perez dhe ky i fundit i kaloi mbretërit në epërsi.
Jofre Mateu realizoi nga një kënd shumë i vështirë për t’i barazuar sërish shifrat e dy rivalëve të përbetuar.
Reagimi i Realit ishte i menjëhershëm dhe Ruben de la Red shënoi golin më të bukur të mbrëmjes për fitoren e Los Blancos.