Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arian Ademi u dëmtua mbrëmë në ndeshjen e raundit të dytë në kualifikimet për Champions League, në të cilën Dinamo e Zagrebit triumfoi kundër Omonisë nga Qipro, me rezultat 2:0.
Kapiteni i Dinamos, Ademi, u largua nga loja në minutën e 42-të, dhe sipas vlerësimeve fillestare, dëmtimi është serioz.
“Ademi pësoi një dëmtim në muskulin e kofshës.
Unë nuk do të parashikoj asgjë, por shpresoj se gjithçka do të jetë mirë", - tha trajneri i Dinamos, Damir Krznar.
Ademi, bëhet e ditur se do të humbasë ndeshjen e kthimit me qipriotët.