Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, me kryetrajnerin Ernest Gjoka, synojnë rezultat të favorshëm ndaj skuadrës nga Letonia, Riga.
“Pas eliminimit nga Mura e Sllovenisë në raundin e parë kualifikues të Champions League, Shkendija vazhdon në Conference league.
Kundërshtari i kampionit të Maqedonisë është Riga.
Futbollistët e Shkendijës udhëtuan këtë mëngjes për në kryeqytetin e Letonisë, ku nesër, me fillim nga ora 19:00, do të luajnë ndaj Rigës”, njofton media maqedone “Sportmedia".