Në Brno të Republikës Çeke ka nisur Kampionati Europian U-20 në basketboll për djem, turne ku merr pjesë edhe Shqipëria. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani ndodhet në Grupin A bashkë me Spanjën, Italinë, Kroacinë, Portugalinë dhe Republikën Çeke.
Në ndeshjen hapëse të këtij turneu, Shqipëria u mund thellë 73-36 nga Spanja, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e rinj iberikë. Kuqezinjtë e patën të vështirë të rivalizojnë, pasi diferencat në parket mes dy skuadrave ishin të mëdha.
Shënuesi më i mirë për Shqipërinë në këtë sfidë ishte Giseld Ndreca me 15 pikë.
Në takimin e dytë në grup, basketbollistët e rinj kuqezinj do të luajnë ndaj vendasve të Republikës Çeke.