Partizani mbërrin në Basel, shikoni në cilin hotel janë akomoduar “Demat e Kuq”!
Skuadra e Partizanit, ka mbërritur pak minuta më parë në Bazel, teksa është akomoduar në Hotel “Novotel”, në prag të sfidës ndaj nënkampionëve të Zvicrës që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:15.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq, ka publikuar disa foto interesante nga mbërritja e klubit në Bazel, si dhe nga momenti i akomodimit në hotel.
Vlen të theksohet fakti se përballja Bazel-Partizani, është e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.