Finalisti i Kupës së Kosovës, Dukagjini nga Klina, vazhdon me përforcime për edicionin e ri.
Skuadra nga Klina pretendon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
“Futbollisti me shumë përvojë në futbollin tonë është bashkuar me klubin e Dukagjinit.
Ergyni luan si mesfushor qendror, ndërsa vjen nga klubi i Dritës, me të cilin ishte aktivizuar gjatë sezonit të kaluar.
I lindur më 21 dhjetor 1995, njëzetepesëvjeçari më parë ishte paraqitur te klubi nga Mitrovica, Trepça. Ergyni suksesin më të madh e kishte me klubin nga kryeqyteti, Prishtina. Klub me të cilin është paraqitur në garat europiane, pikërisht nën urdhërat e Dallkut”, njofton Dukagjini.