Mbrojtësi i majtë i Interit, Dalbert Henrike është lojtari më i ri i Kaljarit.
27-vjeçari u transferua në vitin 2017 tek zikaltrit ku qëndroi për dy sezone më pas u huazua për një vit tek Fiorentina më pas tek Renesi në Francë.
Braziliani firmosi me klubin nga Sardenja për një vit dhe nëse bind drejtuesit do të blejnë përfundimisht kartonin e tij.
Vazhdojnë marrëdhëniet e mira të Interit me Kaljarit duke bërë një sërë transferimesh kohët e fundit si Naingolan dhe Godin në Sardenjë, ndërsa shumë shpejtë në Milano pritet mesfushori uruguaian Nandez.