Matias Vina është praktikisht tashmë një lojtar i Romës. Mbrojtësi i majtë do të arrijë nga Palmeiras në këto orë për 11 milion euro plus 3 bonuse duke nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me klubin verdhekuq.
Ardhja e tij është planifikuar për nesër për të kryer ekzaminime mjekësore dhe menjëherë të vihet në dispozicion të Josè Mourinho.
Fjalët e tij të para si romanist erdhën nga Brazili: “Për mua është një ëndërr që po realizohet.
Roma është një klub i madh. Do të jetë një nder të stërvitem nga Mourinho”.
Në të shkuarën Vina ishte pranë Milanit, por nuk u bë gjë, teksa më pas Milani mori Theo Hernandez, duke fituar bastin për vetëm 20 mln euro.