Barcelona e ka mposhtur 4-0 skuadrën e Gimnasticës në miqësoren e parë para startit të sezonit 2021/22.
Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj.
Ai ka shënuar het-trik, derisa u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.
Ai i dha sinjale Ronald Koemanit që mund të ndihmojë shumë më shumë Barcelonën.
“Do të marr topin për kujtim, dua që ta nënshkruajnë atë të gjithë shokët e mi të skuadrës“, u shpreh Manaj.
“Duhet të vazhdoj të punoj në mënyrë që loja e sotme të mos jetë vetëm kujtim. Këto lojëra shërbejnë për të ngritur ritmin. Përjashtimi na ka ndihmuar për me fitu ndeshjen“, shtoi Manaj.
Quintanilla e la në lloç skuadrën e tij në minutën e 28’, duke u përjashtuar me të kuq, dhe kjo e ndihmoi Barçën.