Barcelona ngadhënjeu në miqësore, me rezultat 4:0 ndaj Gimnastic.
Protagonist i fitores së thellë ishte sulmuesi shqiptar Rej Manaj. Reprezentuesi i Shqipërisë realizoi het-trik.
Futbollisti shqiptar u paraqit në 45 minutat e pjesës së dytë, ndërsa Ronalnd Koeman pa cilësitë e të lartpërmendurit.
“Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e përfundoi lojën duke u tërhequr me një buzëqeshje.
Me siguri ai kishte të gjitha arsyet për t'u kënaqur.
Me dhjetë lojtarë (nga minuta e 38-të) në fushë skuadra e Gimnastic, u shfaq figura e mbretit shqiptar, Rej Manaj. Brilant në çdo mënyrë ishte shënimi i golit të tij të parë”, shkruan mes të tjera gazeta sportive spanjolle “AS”.