Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, me kombëtaren e Suedisë, startojnë me fitore të thellë në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Suedezet shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj katër herë fitueses së medaljes së artë olimpike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Asllani u paraqit standarde duke dhënë maksimumin.
Golat i shënuan Blackstenius (25’ e 54’), Hurtig (72’).
Ndeshja u zhvillua në kuadër të grupi G, ndërsa përveç SHBA-së, Suedisë në grup janë edhe Australia dhe Zelanda e Re.